Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, në të cilin janë përfshirë 14 automjete dhe janë lënduar disa persona.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka bërë të ditur se tetë persona të lënduar nga ky aksident kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Më tutje Syla ka bërë të ditur se shtatë prej tyre janë liruar dhe njëri është duke marrë ende trajtim.