Wang: Kina e gatshme për rol konstruktiv në paqen në Ukrainë

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi deklaroi se Pekini është i gatshëm të luajë një “rol konstruktiv” në përfundimin e luftës në Ukrainë duke mbrojtur interesat e Moskës.

Kina është e gatshme, duke marrë parasysh aspiratat e palëve të përfshira, të luajë një rol konstruktiv me komunitetin ndërkombëtar në zgjidhjen e konfliktit”, tha kreu i diplomacisë kineze për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti përpara një takimi me homologun e tij, Sergei Lavrov në Moskë.

Kina është një aleate e ngushtë e Rusisë. Megjithatë, Pekini është kritik ndaj faktit se lufta e Rusisë kundër Ukrainës po shkakton trazira të mëdha ndërkombëtare.

Një plan paqeje i propozuar nga udhëheqja kineze u refuzua nga Ukraina, pasi ishte afër pozicioneve të Rusisë.

Leave a Reply