Bujar Osmani nga BDI ka demantuar VLEN-in kur thonë se nuk ka realizuar asnjë vizitë në Kosovës, njofton Top24.mk
Osmani madje demantin e ka shoqëruar edhe me fotografi të përbashkët të tij me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
“Sot dolën me një komunikatë zyrtare duke thënë se gjoja nuk kam vizituar asnjëherë Kosovën gjatë mandatit tim. Zero vizita.
Pa asnjë ndjesi turpi. Pa asnjë shqetësim se po gënjejnë publikisht.
Për ta, gënjeshtra është bërë normale. Kujtojnë se kalon.
Por këto zgjedhje janë pikërisht edhe për këtë:
Për t’i dhënë fund normalizimit të gënjeshtrës”, shkruan Osmani.