Faton Ahmeti: Bajram Rexhepi – Njeriu i Vizionit dhe Punës për Tetovën që e Duam!

Shefi shtabit zgjedhorë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka përshkruar Bajram Rexhepin si një njeriu me vizionit dhe punës për Tetovën që e duam, shkruan Top24

Bajram Rexhepi – Njeriu i Vizionit dhe Punës për Tetovën që e Duam!
Tetova meriton më shumë. Tetova meriton një drejtim të ri – me integritet, përkushtim dhe një vizion të qartë për zhvillim.
Bajrami është zëri i arsyes dhe shembulli i një udhëheqësi që dëgjon, vepron dhe bashkon. Me përvojë të dëshmuar në menaxhim dhe me një qasje moderne për zhvillimin urban, ai është garancia që Tetova do të rikthehet në binarët e zhvillimit të qëndrueshëm, transparencës dhe dinjitetit institucional.
Me Bajramin, në tetor, i kthejmë krenarinë Tetovës.

Leave a Reply