Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti sot ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga Westminster Foundation for Democracyme me sektetarët e partive politike në vend, shkruan Top24
Në organizim të Westminster Foundation for Democracy, pata kënaqësinë të marr pjesë në një takim të rëndësishëm me Sekretarët e Përgjithshëm të partive politike në vend.
Diskutimi u përqendrua në vlerësimin e të arriturave gjatë këtij viti në kuadër të Indeksit të Transparencës së Partive Politike (Political Party Transparency Index) – një instrument i rëndësishëm për forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së partive politike, si dhe në modalitetet për forcimin e dialogut ndërpartiak.
Të gjithë së bashku konstatuam se takime të tilla, me këtë format gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, duhet patjetër të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Faleminderim për organizimin e këtij forumi të vlefshëm dhe për përkushtimin e vazhdueshëm në mbështetje të proceseve demokratike në vendin tonë.