Rrahu dy persona ne Kazino, kallëzohet penalisht një 39 vjeçar nga Kumanova

Është ngritur kallëzim penal ndaj një personi i moshës 39 vjeçare nga Kumanova i cili ka rrahur dy persona në një Kazino në Kumanovë, njoftojnë nga MPB sektori në Kumanovë.

“SPB Kumanovë ka parashtruar kallëzim penal kundër B.V.(39) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “dhunë”. Më 09.11.2024 në kazino të Kumanovë, i denoncuari fizikisht ka sulmuar Z.R. nga fshati Hotël, Likovë dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, pas çfarë fizikisht e ka sulmuar edhe I.S. nga Kumanova”, thuhet në njoftimin publik të MPB-së

Leave a Reply