Ministri i arsimit, Jeton Shaqiri bashkë me Kryeministrin Talat Xhaferi sot kanë vizituar Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Konviktin e studentëve të Tetovës.
Postimi i plotë i Jeton Shaqirit
”Bashkë me Kryeministrin Talat Xhaferi sot në Tetovë vizituam Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Konviktin e studentëve të Tetovës. Rektorit, Jusuf Zejneli i uruam 29 vjetorin e themelimit të Universitetit me dëshirë për më shumë sukses dhe cilësi, sepse Universiteti i Tetovës është universitet i themeluar nga dëshira dhe rezistenca e popullit.
Vizituam edhe Konviktin studentor Tetovë, ia prezentuam Kryeministrit projektin më të madh për studentët që ndjekin studimet në Tetovë. Konvikti i cili në nëntor 2023 i pranoi studentët e parë është projekt i cili e ka vulën e kësaj qeverie dhe është në majën e sukseseve të arritura”.