“Me rastin e 2 Majit – Ditës së Shpalljes së Zonës së Lirë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, realizoi edhe një vizitë të shkurtër në punimet që po zhvillohen në stadiumin “Abdulmexhid Shahini”.
Në cilësinë e kryetarit të klubit “KF Besa”, e informova drejtpërdrejt mbi ecurinë e këtyre punimeve.
Në emër të KF Besa – Sllupçan, e falënderojmë kryetarin Ali Ahmeti për kohën e çmuar që ndau për këtë vizitë, duke marrë parasysh se ky stadium, 15 vite më parë, u emërua me emrin e dëshmorit më të ri të UÇK-së, Abdulmexhid Shahini.
Kryetari Ali Ahmeti, nga ana e tij, shprehu mirënjohje dhe i uroi suksese klubit KF Besa. Ai vlerësoi lart veprën e klubit në përjetësimin e emrit të dëshmorit Abdulmexhid Shahini përmes emërtimit të këtij stadium”, shkruan kryetari i KF Besa, Salim Abdyli.