Rexhepi: Ndërmarrjet publike në komunën e Tetovës janë në shërbim të partisë jo të qytetarëve

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim njëherit dhe shef i shtabit politik të kësaj partie në Tetovë përmes një postimi në profilin e tij ka denoncuar se ndërmarrjet publike të komunës së Tetovës janë vënë në shërbim të partisë dhe jo në shërbim të qyetarëve, shkruan Top24

Rexhepi në postimin e tij shkruan se Ndërmarrja Publike Komunale, Tetova-Tetovë për 15 muaj ka gjeneruar humbje prej 55-mijë euro.

“Ky është rezultati, kur ndërmarrjet publike në komunën e Tetovës janë në shërbim të partisë dhe jo në shërbim të qytetarëve. Kjo strukturë qytetin tonë e llogaritin si plaçke. Janë duke varrosur Lavdinë e qytetit tonë” shkruan Rexhepi

Leave a Reply