Me shumë zhurmë dhe pompozitet, koalicioni VLEN përpiqet sërish të mashtrojë opinionin duke paraqitur si suksese të reja punësime të vjetra në institucione shtetërore. Pas reagimeve të drejta nga Aleanca për Shqiptarët, VLEN vazhdon të publikojë lista të stërpërdorura me punësime që janë bërë kohë më parë – përfshirë edhe ato në Postën e Maqedonisë, ku personat e përmendur janë punësuar prej muajsh.
Kjo përpjekje për të ricikluar të kaluarën dhe për ta shitur si rezultat aktual është vetëm një përpjekje e zbehtë për të larguar vëmendjen nga dështimet e rënda politike dhe administrative që i kanë karakterizuar gjatë gjithë mandatit.
Këto lajme serviren si suksese për të mbuluar realitetin e hidhur në terren: diskriminimin sistematik dhe spastrimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore.
Të dhënat janë të qarta dhe alarmante. Vetëm në javët e fundit, ua ripërsërisimin se:
• Në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari u punësuan 21 maqedonas dhe asnjë shqiptar;
• Në ndërmarrjen publike “Pyjet e Maqedonisë” – Strugë, 11 shqiptarë u pushuan nga puna pa asnjë shpjegim ligjor;
• Në Policinë e Tetovës, qytet me shumicë shqiptare, u pranuan 12 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar;
• Në Ministrinë e Financave u shpall konkurs për 40 vende pune – u punësuan 19 maqedonas, sepse vetëm aq kishin aplikuar, ndërsa 21 pozita u anuluan për të shmangur punësimin e shqiptarëve.