Komuna e Bogovinës e drejturar nga Besnik Emshiu ka vazhduar me investimet infrastrukturore në përmirësimin e rrugëve në fshatin Pallçisht të poshtëm, shkruan Top24
“Është pjesë e një plani të cilin si komunë e kemi përgaditur dhe njëkohësisht mbajm premtimet e dhëna se Bashkë mundemi më shumë për një ditë më të mirë, pra po mundohemi të bëjmë vetëm punë të mira për qytetarët” tha Besnik Emshiu.
Emshiu paralajmëroi edhe një bum investimesh të tjera në vendbanimet tjera që do të fillojnë disa nga kjo javë dhe disa nga java e ardhëshme.