Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi gjatë ditës së sotme ka prezantuar një nga pikat kryesore të programit për Tetovën e Re duke shpalosur pikën Tetova e Hapur që do të jetë një shërbim efikas dhe komunikim më të mirë me qytetarët, shkruan Top24
#TetovaEHapur
Është platformë #PërTetovënERe që do të promovojë transparencë, shërbim efikas dhe komunikim më të mirë me qytetarët.
Angzhimi ynë do të jetë për një komunë që nuk fshihet, por punon hapur për qyfetarin. ✅
🔵 TABELA PUBLIKE E PROJEKTEVE
Do të ngrisim dhe funskionalizojmë një platformë elektronike, ku çdo qytetar i Tetovës do të ketë qasje të plotë dhe të përditësuar mbi projektet komunale:
• çfarë ka filluar,
• çfarë është përfunduar,
• dhe cili projekt ka vonesa dhe pse.
Gjithçka do të jetë publike, qytetarët do të mund të ndjekin në çdo hap secilin projekt, duke pasur qasje se si po realizohen projektet e financuara nga buxheti komunal.
#BashkëPërTetovën
#AleancaKombëtarePërIntegrim