Federata e Basketbollit e Maqedonisë së Veroit del me komunikatë për fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë: Slloganet nacionaliste, gjuha e urrejtjes dhe nxitja e jotolerancës nuk kanë vend në tribuna
Përgjatë zhvillimit të ndeshjes, u dëgjuan thirrje skandaloze dhe nxitëse të urrejtjes etnike, si parulla famëkeqe “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, që përkujtojnë retorikën më të errët të historisë evropiane.
Federata e Basketbollit e Maqedonisë distancohet dhe dënon sjelljen josportive dhe nacionaliste të një numri të vogël tifozësh në ndeshjen Maqedoni-Rumani, të luajtur më 2 gusht 2025 në Kumanovë.
“Veprime të tilla nuk përfaqësojnë frymën, vlerat dhe identitetin e federatës sonë, as nuk pasqyrojnë shumicën e tifozëve tanë, të cilët do të jenë gjithmonë një shembull i kulturës dhe mbështetjes sportive.