Përparimi i DeepSeek AI është për t’u lavdëruar

Suksesi i aplikacionit DeepSeek është një shembull i rritjes së kompanive kineze të inteligjencës artificiale (AI).

Përparimi i aplikacionit kinez të inteligjencës artificiale (AI) DeepSeek reflekton rritjen e kompanive kineze në këtë fushë, tha një zyrtar i parlamentit kinez, Lu Cinijan.

Lu, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me përparimin e Kinës në fushën e inteligjencës artificiale, tha se ajo që ka arritur ekipi i ri i start-up-it kinez të AI DeepSeek “është për t’u lavdëruar”, raportoi reuters.
Ai shtoi se DeepSeek ndjek një qasje me kod të hapur dhe promovon përdorimin e gjerë të teknologjisë AI në nivel global, si dhe se përmes ngritjes së kompanive si DeepSeek, mund të shohim inovacionin dhe përfshirjen e zhvillimit teknologjik kinez.

DeepSeek, kompania kineze për inteligjencën artificiale (AI) me seli në Hangzhou, e cila ka lindur para disa vitesh si një start-up universitar, po përshpejton prezantimin e pasardhësit të modelit të janarit, R1.

Leave a Reply