Bajram Rexhepi po kthen shpresën e tetovarëve për një Tetovë të Re të rilindur

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi po merr gjithënjë e më shumë mbështetje nga qytetarët e Tetovës madje edhe tek disa personalitete të cilët ka kohë që nuk votojnë për shkak të mungesës së një vizioni e programi të qartë për Tetovën.

Publikimi i platformës së Rexhepit përmes disa kapitujve të deritanishëm, po kthen shpresën e tetovarëve për një Tetovë të Re të rilindur me program, përgjegjësi dhe vizion për të ardhmen e sigurtë të Tetovës.

Ndryshe Bajram Rexhepi si drejtor i Resurseve Energjetike ishte njeriu që kishte këmbëngulur që gazësjellsi të kalonte edhe në zonën e Pollogut në Tetovë dhe Gostivarë duke përbërë kështu një mega projekt që së shpejti mund të jetë një lehtësim për amvisëritë e kësaj pjese por edhe për bizneset e kësaj pjese.

Paraqitja e programit të Bajram Rexhepit që po përpilohet kapituj kapituj së bashku me qytetarët në përputhje me nevojat reale është shpresa e vetme për tetovarë mbi animacionet 3D të prezantuara nga kundërkandidati i Rexhepit që këto prezantime 3D kurë nuk jetësuan.

Leave a Reply