Në një deklaratë sot, LSDM shpreh se bllokada e opozitës në Kuvendin e Maqedonisë ka penguar hapjen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Edhe pse procesi i shqyrtimit përfundoi plotësisht me sukses, megjithëse nuk ka kushte të reja dhe mbështetja nga liderët evropianë për rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit është e fortë, kapitujt mbetën të mbyllur për shkak të politikës së bllokadës së VMRO-së dhe të Majtës” thuhet nga LSDM.
Partia akuzon Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE për këtë bllokim, duke e cilësuar si pengesën kryesore për integrimin evropian të vendit.