173 km/h në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h! Arrestohet banori i Gostivarit

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, është ndaluar një shofer nga rajoni i Gostivarit, pasi në rrugë magjistrale ku shpejtësia e lejuar ishte 80 km/h, ai voziste me shpejtësi 173 km/h.

“Me datë 30.03.2025 në ora 14:55 në magjistralen Gostivar-Tetovë, në pikën e pagesës Gostivar, zyrtarët policorë të stacionit policor Gostivar kanë arrestuar Z.S. (29) nga fshati Vrutok, rajoni i Gostivarit. Gjatë kontrollit të komunikacionit është konstatuar se ai drejtonte automjetin e pasagjerëve “Golf” me shpejtësi 173 kilometra në orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë”, thonë nga MPB.

Leave a Reply