Më 08.04.2025, në ora 18:40 në SPB Shkup, D.D. (24) nga fshati Bosilovë i Strumicës dhe Z.B. (54) nga fshati Çuçer Sandevë i Shkupit, raportuan se, gjatë kryerjes së detyrave të punës – sanim i çatisë së një ndërtese banimi në rajonin e Karposhit, një shufër metalike kishte rënë dhe kishte lënduar B.H. (51) nga Shkupi në zonën e krahut.
Sipas kallëzimit, më pas B.H. i kishte sulmuar fizikisht të dy, duke përdorur një mjet metalik, me ç’rast i kishte shkaktuar lëndime D.D.-së dhe u kishte dëmtuar veglat e punës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.