“Lëvizja Populli” themeloi Forumin e Gruas

Nga subjekti politik “Lëvizja Populli” njoftuan se tashmë në struktura të kësaj partie është themeluar edhe Forumi i Gruas, përcjell TV21. Kryetare e Forumit të Gruas pranë LP-së është zgjedhur Merjeme Ramadani – Shabani.
“U realizua Kuvendi Themelues i Forumit të Gruas pranë Lëvizjes POPULLI. Kryetares së sapozgjedhur, Merjeme Ramadani – Shabani, i urojmë suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët politik. Nga sonte edhe zyrtarisht zëri i gruas do të dëgjohet fuqishëm, dhe për këtë garancë janë Merjemja dhe Leutrimja, të cilat elaboruan rëndësinë e kyçjes së femrës në politikë si dhe angazhimin më të madh nëpër institucione të ndryshme shoqërore. Bashkë me to, betejën për mirëqenien e shoqërisë do ta zhvillojnë edhe anëtaret e Kuvendit Qendror të Lëvizjes POPULLI. Rrugëtimi ynë poiltik vazhdon drejt strukturimit partiak si dhe themelimit të Forumit Rinor të Lëvizjes POPULLI. Drejt ardhmërisë së ndritshme…”, thonë nga LP.

Leave a Reply