Një person si Viki Ganiu duhet të marrë grant nga Fondi për Inovacione, kur tashmë nuk po merr kallëzim penal për mbi 150 ndërtime të paligjshme dhe të rrezikshme që i ka përfituar në para të gatshme.
Nëse i shikojmë të dy pamjet satelitore – e para është nga sot, ndërsa e dyta nga viti 2023 – do të vërejmë se Ganiu ka arritur të gjejë edhe mënyrë për të udhëtuar në kohë.
Prokuroria Publike nuk sheh asnjë problem që një ndërtesë E NDËRTUAR TANI, të regjistrohet si objekt i ndërtuar para vitit 2011, megjithëse është e qartë se sipas pamjes ZYRTARE të Kadastrës e cila është bërë në vitin 2023, në atë lokacion nuk ka ndërtesë.
Pamja është publike në Kadastra dhe secili mund ta shohë dhe ta konfirmojë këtë, madje edhe Prokuroria Publike. PRES QË SISTEMI I KADASTRËS TË BIE DHE PROVAT QË GJENDEN NË KOMUNËN ÇAIR TË SHKATËRROHEN, për çka kemi pasur informacione dhe i kemi paraqitur publikisht me dëshmi, por askush nuk shkon në Çair që t’i sigurojë këto prova, duke lejuar kështu që të shkatërrohen.
Tani apeloj: ose Viki të marrë kallëzim penal për falsifikim dokumentesh dhe mundësim të ndërtimit të paligjshëm, ose të marrë një grant nga Fondi për Inovacione për shpikjen e udhëtimit në kohë.