Ahmeti: Forumi rinor do të ketë mbështetje nga të gjitha strukturat e partisë
Sekretari gjeneral i BDI-së, Faton Ahmeti, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka uruar rininë e partisë për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në degën e FRBDI – Tetovë.
Ahmeti është shprehur i kënaqur me interesimin e të rinjve që po bëhen pjesë e strukturave të partisë, dhe ka theksuar që të rinjve do të kenë mbështetje të madhe nga strukturat e partisë në secilën sfidë që do ta kenë para vetes.
Sonte, forumi rinor i lagjes “Jashtë Vardarit” ka bërë riorganizimin e strukturave duke zgjedhur kryesi dhe kryetar të ri.
Postimi i plotë i Ahmetit:
“E treta natë me radhë, entuziazmi sa vjen e shtohet.
Sonte kemi zgjedhur kryesinë e Këshillit Vendor dhe Kryetarin e Forumit Rinor të BDI-së në lagjen Jashtë Vardarit. Me shumicë votash, kuvendi zgjodhi për Kryetar të Këshillit Vendor të Forumit Rinor për lagjen Jashtë Vardarit, Ardit Jakupin, të cilit i urojmë punë të mbarë dhe i garantojmë mbështetjen në çdo sfidë që do ta ketë para vetes dhe strukturës.
Organizimi i brendshëm i strukturave të forumit rinor në Tetovë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Interesimi i madh i të rinjve na jep motiv shtesë për të punuar edhe më shumë”. ka shkruar Ahmeti.