Ali Ahmeti: Më 19 tetor populli do t’u thotë mjaftë eksperimenteve me Shqiptarët!

Ali Ahmeti ngre alarmin nga Kumanova!
Në një reagim të fuqishëm Ali Ahmeti, ka shpërthyer me një mesazh të drejtpërdrejtë në fb, duke paralajmëruar një mobilizim popullor të paprecedentë në tetor!

“E kuptoj dhe e ndaj mllefin tuaj miq…” – shkruan Ahmeti, duke përmendur klithmat e urrejtjes që janë dëgjuar në Kumanovë dhe një fushatë të organizuar kundër barazisë, gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve.

Ahmeti ngre zërin kundër:

Përbuzjes dhe ofendimeve të vazhdueshme,

Nënçmimit të identitetit shqiptar,

Shkeljes së Marrëveshjes së Ohrit,

Largimit nga Bashkimi Europian dhe afrimit me Rusinë dhe Serbinë!

“Tetori miq, në tetor vjen dita juaj!” – shkruan Ali Ahmeti, duke thirrur për një rezistencë të përbashkët dhe një zë të unifikuar më 19 tetor, ditën që ai e quan “zëri shurdhues i popullit”.

“Po ndodh populli… bashkë!” – e përmbyll mesazhin e tij Ahmeti, duke lënë të kuptohet se një valë e re reagimi masiv është në prag.

A është ky fillimi i një stuhie politike? A do të përmbyset skema aktuale e qeverisjes në Maqedoninë e Veriut?
Tetorët duket se do të flasin më shumë se fjalët. Sytë nga 19 tetori!

Leave a Reply