Asaf Abduramani: Lëshuam në përdorim Qendrën për transplant të qelizave Staminale Hematopoetike

Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Asaf Abduramani ka njoftuar se sot zyrtarisht është lëshuar në pordorim Qendra për transplant të qelizave Staminale Hematopoetike.

Ai ka shtuar, se ky investim i përbashkët është njëri ndër më jetikët në shëndetësi dhe më i rëndësishëm për nga fuksioni.

Postimi i plotë i Asaf Abduramani:

”Sot, zyrtarisht lëshuam në përdorim Qendrën për transplant të qelizave Staminale Hematopoetike në kuadër të klinikës universitare për Hematologji.

Ky investim i përbashkët është njëri ndër më jetikët në shëndetësi dhe më i rëndësishëm për nga fuksioni.
Krahas renovimit të objektit dhe ndërtimit të qendrës, kanë filluar edhe transplantet me çka ofrohet edhe një mundësi më shumë për pacientët me sëmundje malinje hematologjike.

Një falenderim i veçantë shkon edhe për ambasadën e SHBA-së që ka ndihmuar në finansimin dhe realizimin e këtij projekti historik”.

Na prift e mbara në sukseset e rradhës.
Bashkë!

Leave a Reply