ASH-Sela në Tetovë: Dënojmë ashpër hakmarjen e Bilall Kasamit ndaj pronarit të portalit Top24

Aleanca për Shqiptarët, dega në Tetovë përmes një postimi ka reaguar ndaj presionit të kryetarit të komunës së Tetovës mbi pronarin e portalit Top24, Ylber Jahiu. Fjala e lirë është e shtrenjtë dhe një nga shtyllat kryesore të demokracisë. Për shoqërinë tonë gazetarët dhe mediat janë shumë të rëndësishëm dhe një nga shtytësit e proceseve pozitive. Zërat kritik duhet të shërbejnë për korigjimin e politikave dhe politikanëve e jo të shihen e goditen me hakmarje politike, thuhet në reagimin e ASH-së.

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër veprimin e Kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, për tu hakmarë ndaj një gazetari duke e degraduar atë në pozicion të punës.
Fjala e lirë është e shtrenjtë dhe një nga shtyllat kryesore të demokracisë. Për shoqërinë tonë gazetarët dhe mediat janë shumë të rëndësishëm dhe një nga shtytësit e proceseve pozitive. Zërat kritik duhet të shërbejnë për korigjimin e politikave dhe politikanëve e jo të shihen e goditen me hakmarje politike.
Mbështesim punën dhe të drejtat e gazetarit Ylber Jahiu dhe të gjithë gazetarëve që me nder dhe profesionalizëm ushtrojnë profesionin e tyre dhe dënojmë çdo tentim për t’i heshtur dhe frikësuar gazetarët.
– Aleanca për Shqiptarët, dega Tetovë

Leave a Reply