BDI sot përmes një kumtese i ka kujtuar VLEN-it se opinioni pret përgjigje për deklaratën e zv. kryeministri Stoilkoviq.
Stoilkoviq disa javë më parë deklaroi publikisht se dy herë ka shpëtuar VLEN-in nga turpërimi para opinionit.
Shqiptarët meritojnë përgjigje.
Apo mos vallë skandalet e korrupsionit që po dalin në dritë për ministrat e tyre i kanë hutuar aq shumë, sa tashmë, përveç se udhëheq Ministrinë për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Stoilkovic qenka bërë edhe përgjegjës për çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut?
BDI-ja dënon këtë situatë të turpshme dhe të rrezikshme për përfaqësimin e shqiptarëve.