Belinda Amiti nga Aleanca për Shqiptarët përmes një press konference ka folur se “Qeveria ndan miliona për shkolla në Kisella Vodë, Manastir e Vallandovë, por asnjë qindarkë për Tetovën apo Çairin. Kjo është ndëshkim përmes shpërfilljes.” ASH: Kërkesa konkrete për drejtësi dhe transparencë në sistemin arsimor Aleanca për Shqiptarët kërkon financim të barabartë për të gjitha universitetet publike; përfshirje të komunitetit akademik shqiptar në çdo reformë dhe krijimin e një Komisioni të Pavarur për mbikëqyrjen e përdorimit të IA-së në shkolla. . Belinda Amiti: “Arsimi nuk është terren për eksperimente politike apo teknologjike. Është themeli i së ardhmes sonë dhe duhet të trajtohet me drejtësi, dinjitet dhe vizion.” Aleanca për Shqiptarët