Blerim Qamili demanton: As kam ardhur as shkoi diku, profesioni im është muzika skam lidhje me Arben Fetaun

Blerim Qamili emri i të cilit u lakua dje se ka kaluar në krahun e Arben Fetaut ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij duke dematuar dhe cilësuar si shpifje këto spekulime, shkruan Top24

Nuk vij nga askund tjetër, përveçse nga muzika dhe përkushtimi për kulturën.

Në pozitën e drejtorit të Ansamblit Muzikor ne Tetove kam aplikuar si çdo qytetar tjetër, permes nje konkursi te hapur, dhe e kam fituar në bazë të bagazhit tim profesional dhe vizionit për ta ndërtuar këtë institucion me dinjitet e përmbajtje. Kam ardhur për të kontribuar, jo për të përfituar. Dhe për ata që më njohin, është e qartë se bindjet e mia politike kanë qenë gjithnjë të qarta dhe nuk i kam ndryshuar asnjëherë, por as nuk i kam përdorur kurrë për të ndërtuar karrierë personale apo aq me pak për të tradhtuar shokë në momente të vështira.

Ansambli është institucion nacional i kulturës, jo platformë politike, as zyrë punësimi për militantë partiak. Çdo përpjekje për të më etiketuar si “i këtij grupi apo atij tjetri” është dashakeqe dhe pa nivel. Unë nuk i kthej shpinën askujt, i nderuar ish-bashkëpartiak i redaksisë. Unë dal drejt dhe ballë për ballë, sepse s’kam ç’të fsheh.

Kam marrë këtë pozicion në mënyrë të rregullt, përmes një konkursi publik, duke përmbushur çdo kriter. Marr pagë nga taksapaguesit shqiptarë, dhe punoj me nder për ta justifikuar çdo qindarkë, pa ndërmjetësues, pa hile dhe pa asnjë prapaskenë.

Sa për aktivitetin tim politik, që nga dita që mora këtë funksion, është i ngrirë. Pjesëmarrja ime në jetën publike është institucionale, jo partiake. Kush bën sikur nuk e kupton, nuk më njeh e ndoshta nuk ka për ta kuptuar as sot as nesër.

Dhe një sqarim të rëndësishëm, po, është e vërtetë që as unë, as kolegët e mi në atë fotografi simbolike, ndoshta as vetë ky institucion, nuk do të ishim sot këtu pa vendosmërinë e një njeriu si Arben Taravari. Mund të ketë plot gjëra për të cilat mund të debatoni me të, por një gjë nuk i mohohet dot, kontributi real për mbijetesën e këtij institucioni. Dhe për këtë, kushdo që ka sens profesional e qytetar, duhet ta njohë.

Kam shumë miq, jashtë dhe brenda politikës, përfshirë ketu edhe Arben Fetahun, që mbetet mik personal dhe një vlerë në vetvete. Por nuk i përziej miqësitë me funksionin. Dhe aq më pak i lejoj vetes të hesht përballë atyre që e sulmojnë punën tonë, pa e njohur as institucionin, as qëllimin.

Përfundimisht, e kuptoj që raportet e mia korrekte e transparente me njerëzit mbase mund të krijojnë xhelozi dhe tendencë për të më dëmtuar mua dbe ibsritucionin që drejtoj. Por s’mund t’u ndihmoj të gjithëve të kalojnë provimet e kulturës qytetare. Disa e kanë kaluar klasën. Të tjerët ende shkruajnë në Facebook.

Leave a Reply