Bujar Osmani – Gozhda që e has sharra” para atyre që mbajnë sytë kah Serbia, Hungaria e Rusia

Ish-deputetja e BDI-së, Arta Bilall Zendeli, ka deklaruar se Dr. Bujar Osmani nuk ka bërë kompromis as për identitetin, as për gjuhën maqedonase, dhe këtë qëndrim e kanë konfirmuar 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, transmeton Flaka Media

“Sipas saj, Dr. Bujar Osmani me punën, përkushtimin dhe seriozitetin e tij është bërë ‘gozhda që e has sharra’ përkundër atyre që mbajnë sytë kah Serbia, Hungaria e Rusia,” thuhet në deklaratën e saj.

Bilall Zendeli shtoi se Osmani mbetet “gozhda që e has sharra” për ata që nuk shkëputen dot nga qendrat antishqiptare, nga mendësia e politikëbërjes së shekullit të kaluar dhe nga stili i qeverisjes me shqiptarë “të urtë, të dëgjueshëm e servil.”

“Deri sa të jetë i tillë, do të zhvillohet propagandë histerike kundër tij, fatkeqësisht,” përfundoi ish-deputetja. Flaka Media

Leave a Reply