Familjarë, miq e bashkëqytetarë iu dhanë lamtumirën e fundit të vdekurve nga zjarri në Koçan

Familjarë, miq e bashkëqytetarë dhe më gjerë, iu dhanë lamtumirën e fundit të vdekurve nga zjarri në Koçan. Kortezhi i viktimave u përcoll në varrezat e qytetit me dhimbje e plot zymtësi. Kortezhi drejtohej nga të rinj që mbanin fotot e disa prej atyre që humbën jetën nga zjarri. Në mesin e 59 viktimave që përcillen sot, 6 janë të mitur, njoftoi Prokuroria, transmeton Portalb.mk.

Pas familjarëve e miqve, vinin automjetet e varrimit me trupat e të vdekurve.

Të gjitha rrugët e Koçanit ishin mbushur plot me njerëz që shkonin drejt varrezave të qytetit për t’i dhënë nderimet e fundit të të vdekurve. Ata mbanin lule në duar, me vështrim të heshtur, me lot në sy.

Ka prani të shtuar të policisë për sigurimin e ngjarjes.

Varrimi duket se shkoi mirë. Shumica e ekipeve të mediave ishin në rrugën kryesore nga ku mund të filmonin kortezhin, por më poshtë, siç edhe bënë thirrje autoritetet, nuk kishte pothuajse asnjë ekip gazetarësh pranë varrezave.

Në mesin e 59 të vdekurve gjashtë janë të mitur, nga tre 16 dhe 17 vjeçar, katër 18 vjeçar dhe një 19 vjeçar.

Personat tjerë që kanë ndërruar jetë janë mbi 20 vjeçar.

Numri më i madh i të vdekurve janë të moshës 24 dhe 26 vjeçare, edhe atë nga 7 të vdekur, pason mosha 21 vjeçare me gjashtë viktima.

Leave a Reply