Faqja e Alternativës – Emërohet në “Hajnat e Alternativës”

Partia e Alternativës njofton se faqja e tyre e Facebook është hakuar nga një person me iniciale M.B, të cilës i është ndërruar emri në “Hajnat e Alternativës”.

“Njoftojmë opinionin se faqja zyrtare e Alternativës është hakuar nga personi M.B. Rasti është paraqitur në organet kompetente, konkretisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Theksojmë se personi në fjalë është i përjashtuar nga të gjitha organet e Alternativës dhe nuk ka asnjë lidhje me subjektin tonë. Kërkojmë nga organet kompetente që ky rast të trajtohet dhe të zgjidhet në mënyrë të shpejtë dhe efikase”, thuhet në njoftimin e partisë.

Leave a Reply