Faton Ahmeti: VREDI-t nuk i pengon aspak marshi i sotëm i “Botës Serbe”,

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reaguar ndaj parakalimit triumfal dhe provokues duke akuzuar koalicionin VLEN si VREDI që si pengon VREDI-t nuk i pengon aspak marshi i sotëm i “Botës Serbe”, shkruan Top24

VREDI-t nuk i pengon aspak marshi i sotëm i “Botës Serbe”, një marsh triumfal dhe provokues, sepse tashmë kanë Zëvendës Kryeministër dhe Ministër për Marrëdhënie Ndëretnike.
Por VREDI-t i pengon kur Ambasadori i Shqipërisë, Sh.T. Denion Meidani, angazhohet për çështjet shqiptare, pikërisht ato çështje për të cilat ata vetë kanë hequr dorë dhe kanë humbur çdo ndjenjë përgjegjësie.
Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që kanë zgjedhur të jenë vasalë të bindur, të betuar për të shërbyer deri në fund misionit të ç’rrënjosjes së interesit kombëtar shqiptar në këtë vend.
Historia nuk harron. Ajo do t’ju mbajë mend si protagonistët e një epoke të zezë dhe të nënshtrimit.

Leave a Reply