Të gjithë shtetasit e vendit mbi 18 vjeç nga nesër dhe deri më 18 mars do të mund të kontrollojnë të dhënat e tyre në listën zgjedhore dhe të bëjnë kërkesë për plotësimin ose ndryshimin e të dhënave të tyre në zyrat rajonale dhe lokale të KSHZ-së, shkruan Alsat.
Të drejtë vote kanë të gjithë shtetasit e vendit që janë mbi 18 vjet ose mbushin 18 vjet deri në ditën e votimit dhe që kanë dokumente të vlefshme identifikimi. Të drejtë vote kanë edhe qytetarët të cilëve dokumentet e identifikimit u skadojnë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve dhe deri në mbajtjen e zgjedhjeve.