Spitali i Shkupit në kolaps – Ministri Azir Aliu në heshtje digjitale!

Gazetari Nevrij Ademi ka reaguar me tone të ashpra ndaj gjendjes alarmante në Spitalin e Shkupit, duke shprehur publikisht zhgënjimin për mosangazhimin e Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu.

Në një postim të shkurtër, por shumë domethënës në rrjetet sociale, Ademi shkruan:

“Tmerr në Spitalin e Shkupit. Ministri digjital, a është në vend të punës? Azir Aliu, are you here?” – duke ironizuar me epitetin “ministri digjital” dhe njëkohësisht duke ngritur pikëpyetje serioze mbi prezencën dhe përgjegjësinë e tij institucionale.

Ky reagim vjen në kohën kur qytetarët denoncojnë përditë mungesën e kushteve bazë në spitalet publike – nga barnat, higjiena, e deri te kujdesi mjekësor – ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë, sipas akuzave të shumta, ka zgjedhur të heshtë ose të merret më shumë me imazh sesa me përmbajtje.

Leave a Reply