Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Gërçec, vendlindjen e dëshmorit të kombit Halil Rekaliu.
Në postimin e tij, Ramadani theksoi pritshmëritë dhe entuziazmin e banorëve për referendumin e 19 tetorit, duke e konsideruar atë si një moment vendimtar për të ardhmen e komunës.
“Qytetarët e Gërçecit mezi e presin referendumin e 19 Tetorit,” ka shkruar Ramadani, duke shtuar se ky proces është dëshmi e angazhimit dhe bashkimit për një të ardhme më të mirë.