Tre të vrarë dhe dy të plagosur, është bilanci i tragjedisë së pasdites së sotme që ndodhi në fshatin Cellopek të Tetovës. Sipas informacioneve të para jozyrtare, bëhet fjalë për konflikt brenda familjes ku mes të plagosurve thuhet se është edhe autori i krimit të trefishtë.
Policia ishte në vendin e ngjarjes, dhe pritet në vazhdim të jap më tepër informacione rreth tragjedisë së sotme.