Bajram Rexhepi: ÇFARAË MESAZHI PO NA JEP KJO QEVERI?

Një skandal i rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar mbrëmë në qytetin e Kumanovës. Gjatë pjesës së parë të ndeshjes, publiku vendas brohoriti në kor thirrje skandaloze: “Vdekje për shqiptarët”, ndërsa në sallë ndodhej i gjithë kreu shtetëror i Maqedonisë së Veriut.

Më tronditëse akoma ishte heshtja e institucioneve shtetërore: asnjë reagim, asnjë distancim nga këto thirrje raciste, ndonëse ngjarja ndodhi nën sytë e zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Bajram Rexhepi, ka reaguar me indinjatë të thellë përmes një postimi publik, ku dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe neglizhencën e autoriteteve:

“Kur në një ngjarje sportive, përballë kamerave dhe në praninë e gjithë kreut shtetëror dëgjohen thirrje për vdekje ndaj shqiptarëve – dhe askush nuk reagon – atëherë nuk kemi më të bëjmë me një incident, por me një mesazh politik. Çfarë mesazhi po na jep kjo qeveri? Që urrejtja ndaj shqiptarëve është e tolerueshme? Apo që jeta jonë nuk ka vlerë?”

Leave a Reply