Kryetari i grupit të këshilltarëve të BDI-së, në komunëne Tetovës, Liridon Disha përmes një postimi në profilin e tij në FB ka demantuar zëdhënësin e komunës së Tetovës duke publikuar një postim të kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Ndryshe Albion Alili gjatë ditës dematoi si të pavërtata lajmin për plagjiaturë pasi sipas tij komuna dhe kryetari nuk kanë blerë libra as nuk ka shitur libra, shkruan Top24
Disha në postimin e tij shkruan:
“Ja shiheni se si e pranon vetë se i ka shpërndarë librat (e falcifikuar) dhe pastaj e nxjerr nje djalosh të shfajsohet në presskonferencë duke tentuar t’ua lejë fajin drejtorëve të shkollave.
Kur i duhet për propagandë, thotë se ai ka bërë investim, por kur i dalin punët jashtë kontrolli, i fajëson të tjerët. Kjo është fytyra e vërtetë e Kryetarit të Komunës së Tetovës.”
