Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj përmes një postimi ka reaguar ndaj fyerjeve raciste të tifo gruoeve maqedonase në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, shkruan Top24
“Ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese:
“Dhoma gazi për shqiptarët”.
“Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur
“Maqedoni e pastër (pa shqiptarë)”.
“Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket”.
Asnjë fjalë, asnjë reagim nga Kurti, kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut.