Dy të rinj shqiptarë kanë përfunduar në spital me plagë të rënda pasi që të njëjtit thonë se janë sulmuar nga një grup i përbërë prej mbi 20 njerëz, e sipas të cilëve, sulmuesit kanë sharë në maqedonisht dhe i kanë ofenduar gjatë sulmit.
Policia e Tetovës për Gramafon tha se rasti është paraqitur vetëm si rrahje dhe se i njëjti ka ndodhur jashtë objektit të shkollës së mesme ekonomike të Tetovës. Deri nga policia nuk komentojnë nëse bëhet fjalë për dhunë dhe urrejtje ndëretnike.
Megjithatë, Gramafon mëson se ky nuk është rasti i parë i rahjeve të tilla që ndodhin në Tetovë. Sipas informacioneve tona ky nuk është rast i izoluar dhe raste të tilla ka pasur edhe më herët gjatë muajve të kaluar.
Gramafon do të ju njoftoj me kohë për të gjitha detajet e reja që do të dalin nga ky rast!
