Mjeku i njohur tetovar, Asaf Abdurrahmani, do të jetë bartës i listës së këshilltarëve të AKI-së në Tetovë. Këtë dje e ka konfirmuar edhe kandidati për kryetar të Tetovës, nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepi.
Asaf Abdurrahmani është i njohur nga tetovarët për punën e tij në shërbim të qytetit, si mjek – radiolog, por edhe si drejtor i fondit të shëndetësisë ku ndihmuar shumë qytetarë nga e gjithë Maqedonia e Veriut për të kryer shërbimet e tyre.