ASH-Sela: Dështon One Stop Shop,në vendkalimin Kufitar “Qafë Thanë”

Dështimet dhe regresi i kësaj Qeverie po dëshmohet për çdo ditë, në çdo sferë dhe fushë. Fluksi i qytetarëve për pushime verore nxori në pah edhe mashtrimin dhe dështimin me One Stop Shop, apo ndoshta edhe më keq, vonesa të qëllimshme të qytetarëve në vendkalimin Kufitar “Qafë Thanë”. Në një pikë kufitare si kjo që në të kaluarën gjatë sezonit turistik as nuk vërehej që ka pikë kontrolli, sot qytetarët presin në kolona kilometërshe në valën e nxehtit. Situatë e ngjashme është edhe në vendkalimet e tjera si ajo në Tabanocë ku malltretohet diaspora në fluksin e sezonit dhe në vebdkalimet me Kosovën që poashtu frekuentohen nga qytetarët në të dy anët e kufirit.

Fatkeqësisht vërehet lehtë se kudo që kalojnë shqiptarët, procedurat, pengesat, zvarritjet dhe ndërkëmbëzat janë jo vetëm të pranishme, por edhe të theksuara. Kjo dëshmon se Qeveria monoetnike qëllimisht po ua vështirëson jetën, lëvizjen dhe çdo aktivitet qytetarëve shqiptarë, pasi tani nuk ka kush i mbron ata as në Qeveri e as në institucionet e tjera ekzekutive.
– Aleanca për Shqiptarët

Leave a Reply