Valdet Xhaferi përmes një postimi ne fb reagon për një padrejtësi serioze dhe diskriminuese ndaj qytetarëve shqiptarë, në fshatin Sërmnovë të komunës së Gostivarit, një vendbanim i banuar 100% me shqiptarë.shkruan Top24
Sipas tij, dokumentet personale si çertifikatat e lindjes po lëshohen vetëm në gjuhën maqedonase, duke përjashtuar krejtësisht gjuhën shqipe, edhe pse kemi të bëjmë me një zonë ku gjuha shqipe është në përdorim të përditshëm dhe është e garantuar me ligj.
“Në fshatin Sërmnovë të komunës së Gostivarit, një vendbanim me 100% popullsi shqiptare, po ndodh një padrejtësi e papranueshme dhe diskriminuese ndaj qytetarëve shqiptarë, veçanërisht ndaj mërgimtarëve që çdo vit kthehen në vendlindje. Dokumentet personale si çertifikatat e lindjes po lëshohen vetëm në gjuhën maqedonase, duke përjashtuar krejtësisht gjuhën shqipe,” deklaron Xhaferi.
Ai shton se kjo është një formë e qartë e diskriminimit institucional që bie ndesh me ligjet për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut dhe me vetë frymën e bashkëjetesës.
