Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër presionet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve nga eksponentë të partive në pushtet. Këto veprime janë të papranueshme për një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe përbëjnë një rrezik serioz për lirinë e medias dhe të shprehjes. Fjalën e lirë nuk do ta ndalë askush me frikësim. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të reagojnë menjëherë dhe të garantojnë sigurinë e gazetarëve.