Bajram Rexhepi takohet me banorët e lagjes Migjeni: Planifikimi urban do të bëhet sipas interesit të qytetarëve

Kandidati për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, sonte u takua me banorët e lagjes Migjeni, një nga lagjet më të vjetra në zemër të qytetit.

Ai tha se diskutimet u përqendruan te vazhdimi i bulevardit nga posta deri te stadiumi i qytetit, por duke respektuar kërkesat dhe interesin e banorëve, e jo të grupeve që, siç tha, “duan ta betonizojnë dhe ngulfatin Tetovën”.

Rexhepi theksoi se mungesa e hapësirave të gjelbra mbetet një shqetësim i madh, jo vetëm në këtë lagje, por në të gjithë qytetin.

“Në programin tonë #PërTetovënERe, planifikimi hapësinor do të vihet në shërbim të interesit publik dhe qytetarëve, e jo të individëve dhe interesave të ngushta biznesore”, tha kandidati për kryetar të Tetovës.

Leave a Reply