BDI me akuzë të rëndë ndaj Mexhitit: A je takuar në shkurt me Aleksandar Vulinin për “Bitolska Bankën”?

Bashkimi Demokratik për Integrim sapo ka akuzuar zëvendëskryeministrin Izet Mezhiti se, në shkurt të këtij viti, ka takuar në zyrën e kryetarit të Kumanovës, Aleksandër Vulinin, ish-ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, njëherësh “shef kryesor” i platfomës “Bota Serbe”.

Reagimi i plotë i BDI-së:

A ka pasur në shkurt 2025 në Kumanovë një takim mes Izet Mexhitit dhe Aleksandar Vulin për investim serb në Bitolska Banka?

Në interes të transparencës dhe të drejtës së qytetarëve për informim, ngremë pyetjen për të cilën opinioni publik ka të drejtë të marrë përgjigje:

A ka ndodhur në shkurt 2025, në kabinetin e Kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në praninë e Zëvendëskryeministrit Stoilkoviç, një takim midis Izet Mexhitit dhe Aleksandar Vulin, gjatë të cilit është diskutuar dhe koordinuar një investim i madh serb në Bitolska Banka?

Nëse këto informacione rezultojnë të sakta, është e domosdoshme që qytetarët të informohen për motivet, përmbajtjen dhe pasojat e një takimi të tillë. Çdo mungesë transparence kur bëhet fjalë për interesa financiare ndërkombëtare ngre dyshime serioze për ndikim dhe varësi politike.

Për këtë arsye, ftojmë publikisht Kryetarin e Kumanovës, zëvendëskryeministrin Stoilkoviç dhe Izet Mexhitin që të japin shpjegime të qarta dhe të menjëhershme para opinionit.

Leave a Reply