Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, përmes një reagimi i ka quajtur të pavërteta lajmet për gjoja largim të anëtarëve të nëndegës Teqe dhe kalimin e tyre në BDI. Në reagimin e saj dega e BDI-së në Tetovë shkruan:
Nuk e di si ju paska dhënë leje Mickoski të shkruani status, apo ndoshta vetë ai ua ka shkruar e ju po e postoni.
Çudi, ky postim vjen pikërisht në ditën kur morët 800 mijë euro donacion nga Serbia.
Me gënjeshtra s’mund të ndalni atë që po ju vjen.
Mundet vetëm t’ju bëjë të dridheni më herët.
Adnan, ditët në pushtet i keni të numëruara por turpi do ju ndjek gjatë gjithë jetës!
P.s. kur e përmendni teqen, kujtoni zgjedhjet e fundit, sepse te ardhshmet do te jenë ende më dëshpëruese për ju!