Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu sot ka ndarë 32 vendime pune për mësimdhënësit në shkollat fillore në komunën e Bogovinës, shkruan Top24
Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Besnik Emshiu shpëndau 32 vendime pune arsimtarëve të lëmive të ndryshme të shkollave fillore të kësaj komune, edhe atë:
· 15 vendime pune – SHFK “Abdyl Frashëri”, Bogovinë;
· 2 vendime pune – SHFK “Sami Frashëri”, Pirok;
· 1 vendim pune – SHFK “Liria”, Zherovjan;
· 9 vendime pune – SHFK “Sabedin Bajrami”, Kamjan dhe
· 5 vendime pune – SHFK “Dervish Cara”, Pallçisht.
Të gjithë arsimtarëve, kryetari iu dëshiroi shëndet, suksese dhe përkushtim maksimal në punën e tyre të shejntë!