Blerant Ramadani nga krahu i ASH-së së Taravarit jep dorëheqje si koordinator nacional për implementimin e teknologjive të reja

Koordinatori nacional për implementimin e teknologjive të reja, Blerant Ramadani, kuadër nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme nga kjo detyrë.

“Sot kam vendosur të dorëzoj detyrën si koordinator nacional për implementimin e teknologjive të reja – një përgjegjësi që e kam ushtruar me përkushtim, integritet dhe vizion për zhvillimin e vendit. Falënderoj Aleancën për Shqiptarët për besimin, kryeministrin për mundësinë, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët institucionalë e partnerët për mbështetjen dhe profesionalizmin”, ka thënë Ramadani.

Kjo dorëheqje, siç thekson ai, nuk është fundi, por një hap reflektimi dhe përgatitje për sfida të reja.

“Mbetem i përkushtuar të kontribuoj aty ku angazhimi im mund të sjellë vlerë”, thekson Ramadani në deklaratën e shkruar deri te mediat.

Leave a Reply