Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit Top24 nga ana e kryetarit të komunës së Tetovës.
“Kur pushteti fillon t’i ndëshkojë gazetarët për mendimin ndryshe, nuk kemi më demokraci, por frikë të organizuar.
Fjala e lirë nuk zhbëhet me urdhra – ajo vetëm bëhet më e fortë!