Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit Top24 nga ana e kryetarit të komunës së Tetovës.
Ju mund të kërcënoni individin, mund të tentoni ta shantazhoni, ta izoloni apo ta godisni personalisht… por nuk mund ta ndalni një ide që ka lindur nga zemra e popullit.
Ndryshimi nuk ka emër të vetëm , ai është zëri i të gjithë atyre që s’pranojnë më padrejtësi, që s’frikësohen më nga kërcënimet dhe që nuk i nënshtrohen askujt.
Koha e manipulimeve po perëndon.
Afër është tetori 🇦🇱